Fisnik Asllani është lojtari shqiptar i momentit. Ai ka fituar vëmendje të madhe ndërkombëtare dhe pritet që në verë të bëjë hapin e madh.
Gara për sulmuesin e Kosovës ka nisur dhe deri tani raportohen veçanërisht tri klube angleze. “TBR Football” raporton se bëhet fjalë për Aston Villa, Chelsea dhe Tottenham.
23-vjeçari aktualisht aktivizohet në radhët e Hoffenheim, ku në 7 ndeshjet e para të këtij sezoni në Bundesligë ka realizuar 4 gola. Vlera e tij, 30-35 mln euro.
The post Fisnik Asllani është lojtari i momentit! E kërkojnë Chelsea dhe dy klube big appeared first on Telesport.