Fisnik Asllani bën hapin e madh? Fatkeqësisht, në Gjermani del një raport ndryshe

Ditët e fundit u përfol se Bayern po ndjek sulmuesin e përfaqësueses së Kosovës, Fisnik Asllani.

Ishte një lajm i bujshëm, por duket se pa një bazë reale. Në podkastin “Bayern Insider,” gazetarët Christian Falk dhe Tobi Altschäffl kanë sqaruar se nuk ka asgjë konkrete, të paktën deri tani.

“Do të thoja se nuk është lajm i vërtetë. Asllani nuk është i përfshirë në listën e objektivave të Bayern”, u shpreh Altschäffl.

Bayern për momentin vetëm po bën vëzhgime. Dihet me siguri se Nicolas Jackson nuk do të blihet në verë, por në Mynih nuk shohin ndonjë urgjencë për pasuesin e Harry Kane.

Serge Gnabry (drejt rinovimit) mund të luajë si qendërsulmues. Ky mbetet një opsion më i pranuar.

The post Fisnik Asllani bën hapin e madh? Fatkeqësisht, në Gjermani del një raport ndryshe appeared first on Telesport.