Fiorentina e bën sefte për këtë sezon, fitore me “poker” ndaj Udinese (video)

Më në fund pas 16 javësh, Fiorentina merr fitoren e parë për këtë sezon në Serie A. Klubi vjollcë ka fituar 5-1 ndaj Udinese në “Artemio Franchi”. Miqtë mbetën me një lojtar më pak në fushë që në minutën e 8-të, pasi portieri Maduka Okoye u ndëshkua direkt me karton të kuq për faullin jashtë zone ndaj Moise Kean.

Fiorentina shënoi tre gola brenda pjesës së parë me Mandragora 21′, Gudmundsson 42′ dhe Ndour 45’+5′. Në pjesën e dytë, Moise Kean shënoi dopietë. Golin e nderit për Udinese e shënoi Oumar Solet në minutën e 68-të. Paolo Vanoli i gëzohet fitores së parë në krye të klubit vjollcë.

Një fitore shprese për Fiorentinën që e sheh vetën të zhtyr në fund të renditjes me vetëm 9 pikë, ndërsa Udinese mbetet në vendin e 11-të me 21 pikë. SHIKOGOLAT

The post Fiorentina e bën sefte për këtë sezon, fitore me “poker” ndaj Udinese (video) appeared first on Telesport.