Pas përfundimit të një sezoni të mbushur me emocione dhe dinamika të forta, finalja e “Big Brother VIP Kosova” u mbyll mbrëmjen e kaluar me një spektakël madhështor, shkruan IndeksOnline.
Fitues i këtij edicioni u shpall Londrim Mekaj, i cili arriti të fitojë çmimin e madh prej 150 mijë eurosh, duke kurorëzuar me sukses rrugëtimin e tij në shtëpinë më të famshme në vend.
Menjëherë pas finales ka reaguar edhe producentja e formatit, Olsa Muhameti, e cila ndau me ndjekësit një mesazh emocional në rrjetet sociale. Ajo e cilësoi këtë sezon si një nga sfidat më të vështira në aspektin profesional.
“Ky Big Brother ka qenë rrugëtimi im më i vështirë profesional… dhe ajo që ndiej sot është vetëm mirënjohje për këdo që besoi tek unë. Falemnderit të gjithëve për këtë sezon të jashtëzakonshëm! Falemnderit ZOT. Ma, ja dola!”, ka shkruar Muhameti.
Finalja u karakterizua nga performanca, surpriza dhe një atmosferë festive, duke shënuar kështu mbylljen e një tjetër kapitulli të suksesshëm të këtij reality show.










