Finalja Barcelona – Real Madrid, Telesport me dy transmetime live: KFC Watchalong & Versus

Sonte në orën 20:00 zhvillohet finalja e Superkupës së Spanjës, ku përballë njëra-tjetrës do të jenë dy rivalet e përjetshme, Barcelona dhe Real Madridi.

“El Clasico” rikthehet në një ndeshje që vlen trofe, duke tërhequr vëmendjen e miliona tifozëve në mbarë botën, ndërsa emocionet, rivaliteti dhe historia pritet të jenë edhe një herë protagonistët kryesorë në fushë.

Në historinë e përballjeve zyrtare mes dy gjigantëve spanjollë janë zhvilluar gjithsej 262 ndeshje.

Bilanci mbetet jashtëzakonisht i ekuilibruar: Real Madridi ka regjistruar 106 fitore, Barcelona 104, ndërsa 52 sfida kanë përfunduar në barazim, çka e bën edhe këtë finale një duel të hapur, ku çdo detaj mund të vendosë fatin e trofeut.

Ju kujtojmë se sonte në Telesport do të kemi dy transmetime live: KFC Watchalong në orën 19:45 dhe Versus në orën 23:00.

The post Finalja Barcelona – Real Madrid, Telesport me dy transmetime live: KFC Watchalong & Versus appeared first on Telesport.