“Finalist produksioni” – Ledion Liço i reagon ashpër G Banit pas deklaratës për Laert Vasilin

Në Post Big Brother u diskutuan të gjitha dinamikat e ngjarjet e forta që kanë ndodhur në edicionin e katërt të këtij reality show.

Në momentin kur po diskutohej për shuplakën që Joz Marku i dha Gjestit, reaguan edhe ish-banorët.

Në një moment, G Bani i është drejtuar Laert Vasilit me tone të larta ‘finalist produksioni’.
Kjo bëri që të ketë një reagim të ashpër nga moderatori Ledion Liço në drejtim të tij.

“Regjia jam unë. Regjia nuk vepron nga mendja e vet i them unë ulni mikrofonat. Mos të dëgjoj më sepse del keq ti me fraza të llojit finalist produksioni, fitues produksioni. Është i njëjti që të mori dhe të solli. Dhe i njëjti që të dha mikrofon të flasësh”, tha ai.

“Unë e quajta finalist i produksioni, më falni sepse kur desha t’i them diçka, mua nuk më punonte mikrofoni. Mjaft, mjaft ti”, tha ndër tjerash.

Më pas vijuan debatet ndërmjet të tjerëve, ku secili nga ta dhanë nga një mendim. /Telegrafi/