“Finalissima” në rrezik, De La Fuente mesazh FIFA-s: Askush nuk dëshiron të luajë në Lindjen e Mesme në këto kushte

Finalja midis Spanjës dhe Argjentinës, e planifikuar për 27 mars në Doha, mund të mos zhvillohet. Qeveria e Katarit ka pezulluar të gjitha garat sportive në tokën e saj deri në njoftim të mëtejshëm, pas sulmeve të Iranit ndaj bazave në vend dhe përshkallëzimit ushtarak në rritje në rajon.

Si pasojë, ndeshja mbetet e pezulluar dhe ricaktimi i saj do të varet nga evolucioni i situatës gjeopolitike. Trajneri spanjoll Luis de la Fuente, duke folur në “Radio Nacional”, komentoi me kujdes situatën.

Prioriteti është që konflikti të ndalet. Megjithatë, nëse situata do të zgjatet, zgjidhja mund të jetë gjetja e një vendi alternativ, nëse është e mundur. Askush nuk dëshiron të rreziukojë“, deklaroi ai, duke lënë derën hapur për një Plan B.

Ndeshja supozohej të ishte një festë e madhe e futbollit ndërkombëtar. Biletat e stadiumiy Lusail, me 88.966 vende, u shitën menjëherë dhe detajet e ndeshjes ishin finalizuar tashmë. Tani, megjithatë, gjithçka është pezulluar.

Shoqata e Futbollit të Katarit ka njoftuar zyrtarisht pezullimin e të gjitha turneve dhe garave të futbollit, duke mos përjashtuar anulimin e ngjarjes. Ndërkohë, organizatorët po vlerësojnë zgjidhje të mundshme për të siguruar që Finalja e Madhe të mund të mbahet ende, ndoshta në një vend tjetër.

The post “Finalissima” në rrezik, De La Fuente mesazh FIFA-s: Askush nuk dëshiron të luajë në Lindjen e Mesme në këto kushte appeared first on Telesport.