“Finalen e Stambollit e përjetova shumë keq për një vit, po e them sinqerisht”

Gjatë një interviste për “Gazzetta dello Sport”, sulmuesi i Napolit, Romelu Lukaku, ka kujtuar finalen e humbur të Ligës së Kampionëve në Stamboll me Interin: “E kam përjetuar shumë keq për një vit, po e them sinqerisht. E pashë se si shkuan gjërat…, nuk munda t’i thoja gjërat e mia (për Interin). I lashë njerëzit të flisnin, sepse unë nuk jam nga ata që pëlqej të flas në media dhe të sulmoj. Më mirë reagoj në fushë. Tani shikojmë përpara, jemi sërish në Champions, le të argëtohemi”.

Çfarë të ka mërzitur pas Stambollit?
Ti shihja disa gjëra, por nëse njerëzit nuk e dinë të vërtetën, është tjetër histori. Nuk mund ta kuptojnë pse i kam marrë disa vendime… Në karrierën time, sa herë kam thënë të vërtetën, është parë si diçka e papërshtatshme. Tani dua t’i shmang polemikat.

Një notë për sezonin tënd të parë me Napolin?
Doja të bëja më mirë. Kur je ambicioz, kërkon gjithmonë më shumë. Mund të jepja më shumë, 14 gola dhe 10 asiste janë një bilanc i mirë, por nuk është maksimumi. Unë gjithmonë përpiqem ta rris nivelin. Nuk mund ta arrish përsosmërinë, por duhet të tentosh t’i afrohesh. Megjithatë jam i kënaqur, sepse skuadra fitoi titullin.

The post “Finalen e Stambollit e përjetova shumë keq për një vit, po e them sinqerisht” appeared first on Telesport.