Finale e çmendur. Senegali fiton në kohën shtesë, Brahim Diaz dhe të gjithë marokenët në shok total (video)

Maroku duhet të presë ende, Senegali është fituesi i Kupës së Kombeve të Afrikës për vitin 2026. Në finalen e luajtur në Rabat, Senegali fitoi 1-0 ndaj Marokut organizator, në një ndeshje që do të mbahet mend gjatë.

Momenti më i rëndësishëm i pjesës së parë ishte në minutën e 37-të, ku Iliman Ndiaye, pasi mori një pasim të mrekullueshëm nga Nicolas Jackson dhe doli i vetëm përballë me portierin Bono, ky i fundit bën një pritje spektakolare me këmbë, duke shmangur golin e sigurt. Pjesa e parë u mbyll 0-0.

Në minutën e 58-të, Maroku kishte një mundësi të mirë për të zhbllokuar rezultatin, por goditja e Ayoub El Kaabi shkon jashtë portës së Edouard Mendy. Në minutën e 62-të, sërish Maroku i afrohet golit. Pas një kundërsulmi të shpejtë dhë pasimit të Brahim Diaz, goditja e rrezikshme e Ayoub El Kaabi bllokohet nga një ndërhyrje rrëshqitëse nga Mamadou Sarr. Topi shkon tek Ez Abde, gjuajtja e të cilit shkon jashtë shtyllës së djathtë.

Minutat shtesë ishin vërtet dramatike. Në minutën e 90+3′, Ismaila Sarr shënon me kokë pas krosimit nga goditja e këndit, por goli anullohet për faull. Në minutën e 90+8′, pas një topi dhe rrëmujë në zonë, arbitri kryesor i takimit jep penallti ëpr Marokun, për faull të Malick Diouf ndaj Brahim Diaz.

Për minuta të tëra ka tension dhe përplasje në fushë. Pasi sheh pamjet në ekran, arbitri i qëndron vendimit të mëparshëm. Lojtarët e Senegalit nuk pajtohen dhe gati sa nuk sulmojnë arbitrin kryesor të takimit. Situata shkon në atë pikë, saqë futbollistët e Senegalit vendosin të shkojnë në dhomat e zhveshjes dhe të mos përfundojnë takimin.

Sadio Mane del kundër trajnerit dhe pjesës tjetër të ekipit dhe kërkon rikthimin e tyre në fushë. Pas minutash të tëra pritje, ankth dhe tension, futbollistët e Senegalit kthehen në fushë. Brahim Diaz godet nga pika e bardhë e penalltisë dhe tenton “panenkan”, por dështon keq. Topi përfundon në duart e Mendy. Koha e rregullt mbyllet 0-0, finalja shkon në shtesë. SHIKOPENALLTINEDIAZ

Në minutën e 4-të të shtesës, Pape Gueye shënoi një gol shumë të bukur, pas një aksioni personal dhe një goditje të fuqishme me të majtën në kufijtë e zonës së rreptësisë, duke zhbllokuar rezultatin dhe i dha avantazhin Senegalit. SHIHGOLIN

Në minutat e mbetura, Senegali ia del të mbrohet mirë, Maroku totalisht i shokuar. Pas 120 minutave lojë, Senegali fiton përfundimisht 1-0, në një finale që do të mbahet mend gjatë.

The post Finale e çmendur. Senegali fiton në kohën shtesë, Brahim Diaz dhe të gjithë marokenët në shok total (video) appeared first on Telesport.