Filmi francez “Alpha” u vlerësua me duartrokitje që zgjatën 12 minuta në Kanë

Filmi francez “Alpha” me regji nga Julia Ducournau, e njohur për fitimin e ‘Palmës së Artë’ për filmin “Titans” nga viti 2021.

Ky film shkaktoi reagime të ndara midis shikuesve në Festivalin e Filmit në Kanë të këtij viti.

Publiku e shpërbleu filmin me një duartrokitje në këmbë për 12 minuta në fund të shfaqjes.

Gjatë një shfaqjeje të filmit “Alpha” në Palais, një pjesë e audiencës në galeri bërtiti që filmi të ndërpritej, duke shkaktuar kaos të përkohshëm.

Megjithatë, shfaqja e filmit vazhdoi dhe brohoritjet u shuan pas disa minutash.

Pasi filmi përfundoi, Ducornau falënderoi të gjithë ata që mbështetën punën e saj, duke theksuar se i gjithë ekipi dha gjithçka nga vetja për të krijuar këtë arritje.

“Alpha” ndjek jetën e një vajze trembëdhjetëvjeçare, Alpha, e cila jeton me nënën e saj beqare. Jeta e tyre ndryshon plotësisht kur Alpha kthehet nga shkolla me një tatuazh në krah.

Ngjarja zhvillohet në periudhën e viteve 1980 dhe 1990 gjatë epidemisë së AIDS-it, dhe filmi eksploron temat e marrëdhënieve familjare, identitetit dhe rebelimit.

Kasti përbëhet nga Golshifleh Farahani, Tahar Rahim, Emma Mackey, Finnegan Oldfield dhe Louais El Amrousy.

Edhe pse filmat e Julie Ducournau shpesh marrin vlerësime nga kritika, filmi “Alpha” është pritur me reagime të përziera.

Disa vlerësuan performancat e aktorëve kryesorë, të tjerë theksuan se filmi është sipërfaqësor krahasuar me veprat e mëparshme të regjisores. /Telegrafi/