Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha sot po qëndron në vizitë zyrtare në Kosovë.
Basha ka arritur në Qeveri të Kosovës ku do të takohet me kreun e ekzekutivit, Avdullah Hotin.
Pas takimit Basha dhe Hoti do të flasin në konferencë për media.
Kreu i PD’së sot gjatë ditës do të takohet edhe me liderë tjerë në vend.