Qytetarët e Kosovës kanë treguar interesim të madh për të siguruar biletat e ndeshjes kualifikuese për kampionatin evropian në mes të Kosovës dhe Çekisë.
Megjithatë jo të gjithë e kanë për qëllim shikimin e ndeshjes, shumë prej tyre duan që të përfitojnë nga shitja e biletave në tregun e zi, shkruan ballkani.info.
Vetëm pak minuta pasi u njoftua zyrtarisht se biletat janë shitur, qytetarët kanë filluar t’i shesin.
Një biletë e 5 eurove që i takon tribunës jugore të stadiumit, shitet 50 euro.