Fillon aplikimi për legalizimin e ndërtimeve pa leje në Mitrovicën Veriore

Komuna e Mitrovicës Veriore, ka njoftuar se ka filluar aplikimi për legalizimin e ndërtimeve pa leje.

Kjo komunë ka ftuar të gjithë qytetarët që kanë ndërtime pa leje të kategorisë I dhe II të paraqesin aplikimin e tyre brenda afateve të përcaktuara.

“Komuna është organi kompetent për pranimin dhe trajtimin e aplikimeve për legalizimin e ndërtimeve të kategorisë I dhe II. Ftohen të gjithë qytetarët që kanë ndërtime pa leje të kësaj kategorie, të paraqesin aplikimin e tyre brenda afateve të përcaktuara”, thuhet në njoftim.

Në këtë njoftim janë publikuar edhe linqet nga faqja zyrtare e Komunës së Mitrovicës Veriore.