Kanë nisur punët për ndërtimin e stadiumi të ri të përfaqësueses së Kosovës në futboll.
Kështu së paku ka bërë të ditur një zyrtar i Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport e Kosovës.
Florim Kryeziu ka publikuar disa fotografi dhe një video teksa shihet se kompania ndërtuese ka nisur punët fillestare.
Stadiumi nacional do të ndërtohet në magjistralen Prishtinë – Drenas dhe pritet të kushtojë rreth 50 milionë euro gjersa do të ketë kapacitet prej 30 mijë ulësesh.
Arena, e cila pritet të jetë gati deri në vitin 2021, do të ndërtohet nga korniza e betonit që do të mbështesë tasin e ndenjëseve dhe një kornizë çeliku të lehtë duke mbajtur fasadën strukturore të pëlhurave të stadiumit.
“Struktura e re urbane do të jetë një urë për njerëzit, duke i bashkuar ata me gëzimin e sportit”, ka thënë Murat Tabanlioglu, themelues i studios nga Stambolli, Tabanlioglu Architects.
https://www.facebook.com/florim.kryeziu.1/videos/2518102558220052/