“Fillim i mbarë”, Sorensen flet pas takimit me krerët e shtetit

Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, pas takimeve me liderët institucionalë në Kosovë ka thënë se ka biseduar për mënyrën si të ecet përpara në këtë proces.

Ai tha se ky “është një fillim i mbarë” për dialogun.

Sorensen u takua me kryeministrin Albin Kurti dhe kryenegociatorin Besnik Bislimi.

Paraprakisht, ai u prit në takim dhe nga presidentja Vjosa Osmani.

Ai do të qëndrojë në Kosovë deri më 19 mars.