Filippo Galli, ish-mbrojtësi i Milanit të madh, komentoi episodin “Gimenez-Parisi” dhe penalltinë që vendosi ndeshjen Milan-Fiorentina: “Kur prek një kundërshtar në atë situatë, është e drejtë të jepet penallti. Gimenez, padyshim shtyhet pak nga Parisi, por mbrojtësi nuk duhet ta bëjë atë gabim. Përveç dorës, Parisi ndodhet në një pozicion jo të saktë në mbrojtje. Duhet të bësh një veprim që normalisht nuk bëhet. Më duket një faull mjaft i qartë”.
Galli shtoi për Milanin e Allegrit: “Më pëlqen shumë ky Milan, skuadra ka gjetur ekuilibrin dhe tani di të mbrojë. Allegri tha që për të shkuar lart duhet të hiqet zakoni i vjetër për të pësuar lehtë gol. Këtë sezon, Milani mund të fitojë ndaj kujtdo. Sezonin e kaluar mund të humbiste me cilindo”.
Për mungesën e kompeticioneve europiane: “Në këtë moment po, ndihmon për t’u fokusuar te kampionati dhe dhënë siguri ekipit. Siç tregoi Napoli sezonin e kaluar, pa garat europiane mund të përqendrohesh më mirë te një synim i vetëm”.
The post Filippo Galli: Ishte penallti e drejtë, ky Milan mund të mposhtë cilindo ekip appeared first on Telesport.