Filigran e qeramikë, zyra e Vjosa Osmanit shpenzon 20 mijë euro në dhurata

Blerja e disa dhuratave protokollare, Presidencës së Kosovës i ka kushtuar 20 mijë euro. Tenderi për këtë furnizim është ndarë në dy loto. Njëra ka vlerën 13,486.79 euro dhe tjetra 6,450.47 euro.   

 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka bërë gati dhuratat për mysafirët që do t’i pres e përcjell në zyre.

Këto dhurata të punuara me filigran dhe qeramikë do të paguhen nga buxheti i shtetit gjithsej 20 mijë euro, shkruan Demokracia.com.

Zyra e Presidentes që e ka shpall tenderin për blerje të tyre, ka vendosur që atë ta ndajë në dy loto. Mirëpo, të dyja këto loto i ka fituar kompania dhe personi i njëjtë.

Lot 1 – Furnizim me dhurata protokollare për nevojat e ZPRK-ës – punime prej filigranit .

“Furnizim me dhurata protokollare, punime prej filigranit. Numri i tenderëve të pranuar: 2  Emri dhe adresa e operatorit ekonomik, të cilit i është dhënë kontrata Shpresa Dedinja B.I. Vlera e përgjithshme e kontratës 13,486.79 euro”.

Lot 2 – Furnizim me dhurata protokollare për nevojat e ZPRK-ës – punime nga qeramika

“Furnizim me dhurata protokollare, punime nga qeramika. Data e dhënies së kontratës   25.02.2025. Data e planifikuar e nënshkrimit të kontratës 26.02.2025. Numri i tenderëve të pranuar: 2 . Emri dhe adresa e operatorit ekonomik, të cilit i është dhënë kontrata Shpresa Dedinja B.I.  Vlera e përgjithshme e kontratës 6,450.47 euro”.

Në dosjen e tenderit është treguar me detaje se çfarë produktet do të blihen si në loton 1 dhe në loton 2.

Lot 1:

  1. Harta filigran dim 320mmx320mmx65mm      Për ketë produkt kërkohet mostër sasia 10

2.Furnizim me Hartën e Kosovës ne filigran me kuti plishi Për ketë produkt kërkohet mostër sasia 30

3.Penda filigran   dim   270mmx42mmx65mm         Për ketë produkt kërkohet mostër sasia16

  1. Kuti plishi me dim 22x17x4 cm sasia 40

5.Gurë kristali i Trepçës

  1. Gurë kristali i Trepçës

Lot 2:

  1. Qeramike artistike me dimenzione 35x40cm, me kuti plishi me llogo te ZPRK-ës sasia

Për ketë produkt kërkohet mostër

  1. Qeramike artistike me dimenzione 30x30cm, me kuti  plishi me llogo te ZPRK-ës sasia 20

Për ketë produkt kërkohet mostër

  1. Qeramike artistike me dimenzione 25x25cm, me kuti plishi me llogo te ZPRK-ës. Për ketë produkt kërkohet mostër./Demoracia.com/.