Fiksimi i radhës i Pep Guardiolës, mesfushori 60 milionë eurosh që jo të gjithë e njohin

Pavarësisht shpenzimeve të shumta gjatë vitit të fundit, Manchester City sërish nuk ka gjetur qetësi, sidomos në repartin e mesfushës. Për këtë arsze, Pep Guardiola ka identifikuar përforcimin e parë që do të bëjë në këtë repart gjatë merkatos së ardhshme.

Guardiola pëlqen shumë mesfushorin difensiv, Morten Hjulmand, i cili luan me Sporting Lisbon dhe ka një vlerë të kartonit rreth 60 milionë euro.

Edhe pse një emër jo shumë i njohur për të gjithë, danezi është një mesfushor super i kompletuar dhe jo më kot mban edhe shiritin e kapitenit te Sporting Lisbon.

Megjithatë, Man. City nuk do ta ketë shumë të lehtë garën për transferimin e Hjulmand, pasi për danezin interesohet edhe ish-trajneri i tij, Ruben Amorim, i cili e sheh si një përforcim ideal për mesfushën e Man. United.

The post Fiksimi i radhës i Pep Guardiolës, mesfushori 60 milionë eurosh që jo të gjithë e njohin appeared first on Telesport.