Borussia Dortmund pritet të “boshatiset” në verë, ku disa nga titullarët e tanishëm do të gjejnë destinacione të reja, duke nisur nga Nico Schlotterbeck, Karim Adeyemi, Serhou Guirassy dhe Felix Nmecha.
Për mesfushorin gjerman ka një interes të madh nga Manchester City, ku Pep Guardiola është një “fans” i madh i 25-vjeçarit, i cili po shkëlqen këtë sezon. “Sky Sports Germany” zbulon se Nmecha është një nga objektivët kryesor të merkatos së verës për ekipin e Manchester City.
Kontrata e tij me verdhezinjtë skadon në vitin 2028, por Dortmund mund të heq dorë prej tij për një shifër që nis nga 70 milionë euro, diçka normale kur bëhet fjalë për Pep Guardiolën dhe Manchester City-n.
Nmecha është profili ideal që kërkon Guardiola për mesfushën, pasi është i aftë të luajë në qendër, të luajë në aspektin mbrojtës dhe atë sulmues, aftësi që nuk i kanë të gjithë mesfushorët.
The post “Fiksimi” i radhës i Guardiolës luan te Dortmund dhe kushton 70 milionë euro appeared first on Telesport.










