Bradley Barcola mund të jetë një nga largimet e mëdha te PSG gjatë verës së ardhshme. Sulmuesi është i pakënaqur me rotacionin e Luis Enrique dhe mund të kërkojë një aventurë të re.
Në anën tjetër, Barcelona e pëlqen shumë sulmuesin francez dhe sidomos drejtori sportiv Deco, i cili e sheh si përforcimin ideal në sulm. Mediet spanjolle bëjnë me dije se PSG nuk e sheh të pamundur largimin e Barcola, por nëse ndodhë duhet të jetë për një shifër mbi 80 milionë euro.
Tashmë Barcelona dihet që kërkon të bëjë një përforcim të madh në sulm në verë dhe deri tani është përmendur vazhdimisht emri i Julian Alvarez, por Bradley Barcola mund të jetë po ashtu një pistë shumë interesante për katalanasit.
The post Fiksimi i madh i Deco është sulmuesi i PSG-së, vetëm se kushton mbi 80 milionë euro appeared first on Telesport.









