Një nga problemet kryesore të Barcelonës këtë sezon është padyshim qendra e mbrojtjes, ku largimi i Inigo Martinez ka lënë një boshllëk shumë të madh. Drejtuesit katalanas po punojnë që tani ëpr të bërë një përforcim “big” në këtë repart. gjatë verës së ardhshme.
Janë përmendur deri tani disa emra si Marc Guehi, Nico Schlotterbeck, Ibrahima konate etj, por dëshira e madhe e katalanasve është Alessandro Bastoni, lideri i mbrojtjes së Interit. “SPORT” zbulon se Barcelona do të provojë transferimin e Bastoni-t gjatë verës së ardhshme, edhe pse e di që ka pak gjasa të ndodhë.
Kontrata aktuale e Bastonit me Interin skadon në vitin 2028 dhe klauzola e largimit të tij është të paktën 90 milionë euro, shifër e vështirë për financat aktuale të klubit katalanas. Për të arritur te Bastoni, Barcelona së pari duhet të jetë “ok” me rregullin e famshëm të La Ligës 1:1 dhe së dyti duhet të sakrifikojë një ose disa lojtarë, siç janë Ronald Araujo, Marc Casado, Andreas Christensen etj.
The post “Fiksimi” i madh i Barcelonës luan tek Inter dhe kushton të paktën 90 milionë euro appeared first on Telesport.











