“Fiksimi” i Luis Enrique, PSG ofron 80 milionë euro për 20-vjeçarin e Barcelonës

Edhe pse PSG e ka super të kompletuar repartin e mesfushës dhe është padyshim pjesa më e kompletuar e ekipit, Luis Enrique sërish është i pakënaqur dhe po kërkon një përforcim të bujshëm.

Zgjedhja e Luis Enrique është pikërish mesfushori i Barcelonës, Gavi, të cilin e sheh si një përforcim ideal përkrah emrave si Fabian Fuiz dhe dy portugezëve, Vitinha dhe Joao Neves.

Lojtari ka një kontratë me katalanasit deri në vitin 2030 dhe largimi i tij duket disi i vështirë, por jo i pamundur. Arseja është e thjeshtë. Oferta e PSG-së për Barcelonën është plot 80 milionë euro, një shifër që mund të rregullonte disi problemet që kanë katalanasit në aspektin financiar. Po ashtu për lojtarin, PSG ka një rrogë më të madhe se ajo që merr aktualisht si dhe një rol kyç, gjë që i mungon aktualisht te Barcelona.

Pavarësisht se e vlerësojnë shumë Gavi-n, Barcelona e ka repartin e mesfushës shumë të mbipopulluar dhe ka një konkurrencë të fortë për spanjollin. Sezonin e kaluar, Gavi ka qenë një zgjedhje e dytë për Hansi Flick, gjë që pritet të ndodhë edhe këtë sezon.

The post “Fiksimi” i Luis Enrique, PSG ofron 80 milionë euro për 20-vjeçarin e Barcelonës appeared first on Telesport.