“Fiksimi” i Hansi Flick është “i paprekshmi” i Interit, por mbetet për vitin tjetër

Barcelona do të nisë këtë fundjavë sezonin e ri në La Liga me synimin për të mbrojtur titullin kampion dhe sigurisht ëndrra e madhe quhet Champions League, kompeticion i cili nis në shtator për katalanasit.

Ekipi i drejtuar nga Hansi Flick ka bërë vetëm dy transferime këtë merkato, Joan Garcia nga Espanyol për 25 milionë euro dhe Marcus Rashford, i huazuar nga Man. United.

Për shkak të vështirësive financiare, nuk janë përmbushur dot të gjitha kërkesat e Hansi Flick. Sipas asaj që raporton “El Nacional”, Hansi Flick ka kërkuar nga drejtuesit e klubit transferimin e një qendërmbrojtësi të sprovuar dhe zgjedhja e tij është pikërisht Alessandro Bastoni. Italiani ka treguar sezonin e kaluar që është një lider i vërtetë tek Interi dhe padyshim një nga më të mirët në botë në rolin e tij.

Barcelona do tentojë transferimin e Bastonit verën e ardhshme, me shpresën që nuk do ketë probleme financiare. Pavarësisht se Bastoni, konsiderohet i “paprekshëm”, drejtuesit e Interit kanë treguar vitet e fundit që për një shifër të mirë ekonomike, kanë lejuar largimin e disa emrave me “peshë”.

The post “Fiksimi” i Hansi Flick është “i paprekshmi” i Interit, por mbetet për vitin tjetër appeared first on Telesport.