Figo paralajmëron Mbappé: Vlerësoje mirë nëse ia vlen rreziku, kujdes pasojat…

Kylian Mbappé është pushim prej disa javësh për shkak të një problemi në gju. Dëshira për t’u rikthyer në fushë duhet të jetë e madhe për një lojtar kaq konkurrues si ai, por Luis Figo i kërkon francezit kujdes: “Nëse merr përsipër rrezikun, pasojat mund të jenë më të këqija.

Sigurisht, gjithçka diskutohet me stafin mjekësor të Real Madridit dhe me trajnerin, sepse çdo situatë është e ndryshme. Personalisht, më ka ndodhur të shkoj përtej limiteve dhe jo gjithmonë ka shkuar mirë. Sidoqoftë, gjithmonë ishte për të ndihmuar ekipin dhe shokët e skuadrës.

Këto sakrifica, megjithatë, gjithmonë kanë pasoja. Në fund, gjithçka varet nga ndjesitë e lojtarit. Vendimi përfundimtar i takon atij, trajnerit dhe stafit mjekësor, që duhet të vlerësojnë nëse rreziku ia vlen ose nëse mund të ketë pasoja më të rënda”. Mbappé është i paralajmëruar; kujdesi mbetet kyç për të mos kompromentuar sezonin dhe Botërorin e tij.

The post Figo paralajmëron Mbappé: Vlerësoje mirë nëse ia vlen rreziku, kujdes pasojat… appeared first on Telesport.