Fifi së fundmi është shfaqur me një fustan të kuq, plot shkëlqim, duke tërhequr gjithë vëmendjen.
Bëhet fjalë për një fustan që zakonisht vishet nga nuset në evente të ndryshme, i cili i dha artistes një pamje tejet elegante dhe ndryshe. Këtë fustan, Fifi e zgjodhi për projektin e saj të fundit muzikor, shkruan Kosovarja.
Më shumë se kurrë, ajo po shkëlqen edhe në këtë stil, duke dëshmuar se di si të surprizojë me paraqitjet e saj.
Si mendoni ju, i shkon ky stil Fifit?











