FIFA ka miratuar pesë rregulla të reja që do të vlejnë nga Botërori i kësaj vere, që nis më 11 qershor me ndeshjen hapëse Mesikë–Afrika e Jugut. Ndryshimi më i pritur lidhet me kartonët e dytë të verdhë, që çojnë në përjashtim: VAR-i tani mund ta heqë kartonin e dytë, nëse kryesori në fushë ka gabuar, duke shmangur rastet simuluese si ai i Bastonit ndaj Kalulu, si dhe mund të ndalojë ekzekutimin e goditjeve këndi të dhëna gabimisht nga kryesori.
Gjithashtu, arbitrat do të numërojnë sekondat që lojtarët e zëvendësuar përdorin për të lënë fushën. Nëse tejkalohet një minutë, lojtari që aktivizohet duhet të presë 60 sekonda të tjera që të futet në fushë, duke e lënë ekipin me 10 vetë. Rivëniet nga porta dhe nga linjat anësore të fushës duhet të ekzekutohen brenda pesë sekondave. Nëse vonohet më tepër, e humbet topin.
Rregulli tjetër përcakton se vetëm kapiteni mund të flasë me arbitrin, ndërsa të tjerët marrin karton të verdhë po e bënë këtë. Për lojtarët e lënduar, trajtimi në fushë kërkon të dalin dhe të presin një minutë përpara rikthimit, përveç rasteve me faull të ndëshkuar me karton të verdhë. Këto ndryshime synojnë drejtësi dhe rregull në lojë.
The post FIFA miraton 5 rregulla të reja për Botërorin 2026, stop simulimeve si Bastoni ndaj Juventusit appeared first on Telesport.










