FIFA merr vendimin, mban anën e klubeve dhe përplaset me Federatat afrikane në lidhje me Kupën e Kombeve

Kupa e Kombeve të Afrikës (21 dhjetor-18 janar) ka krijuar mjaft polemika dhe një përplasje mes FIFA-s dhe Federatave afrikane të futbollit. Ky event ka qenë gjithmonë një pikë përplasje midis ekipeve evropiane dhe Federatave afrikane.

Largimi për gati dy muaj i lojtarëve (do të mungojnë maksimumi tetë ndeshje) nuk është pritur asnjëherë mirë nga klubet kontinentale. Data e nisjes për secilin edicion të Kupës së Kombeve të Afrikës ka qenë gjithmonë një pikë mosmarrëveshjeje.

FIFA u detyrua të dorëzohej ndaj presionit nga ekipet evropiane, UEFA-s dhe Ligave kombëtare, duke shtyrë zyrtarisht kampin para-turneut: në vend të 8 dhjetorit, mbërritja e lojtarëve të përzgjedhur tani do të caktohet një javë më vonë, më 15 dhjetor

Kjo do të sigurojë që klubet evropiane do të kenë lojtarë afrikanë në dispozicion për raundin e fundit të kupave të Europës para pushimit për fundvitin. Një vendim që i zemëroi Federatat e CAF-së të cilat kishin planifikuar të niseshin për në kampet stërvitore më 8 dhjetor dhe kishin paguar tashmë udhëtimin dhe akomodimin, por FIFA për këtë arsye mbajti anën e klubeve.

The post FIFA merr vendimin, mban anën e klubeve dhe përplaset me Federatat afrikane në lidhje me Kupën e Kombeve appeared first on Telesport.