FIFA ka bllokuar merkaton e Al-Nassr. Klubi saudit nuk ka të drejtë të kryejë asnjë transferim në merkaton e janarit, në rast se nuk paguan një borxh prej 9 milionë eurosh.
Kjo ndodhi sepse klubi saudit nuk pagoi një këst për transferimin e Aymeric Laporte nga Manchester City në vitin 2023. Borxhi është rreth 9 milionë euro dhe duhej të paguhej më 31 gusht të këtij viti.
Dënimi i FIFA-s për t’i bllokuar merkaton ka nisur nga data 19 dhjetor dhe do të vazhdojë të jetë në fuqi deri në momentin që klubi saudit do të paguajë borxhin 9 milionë euro.
Me siguri që kjo gjë do të ndodhë shumë shpejt, pas Al-Nassr ka pretendime të mëdha këtë sezon dhe pritet të jetë shumë aktiv gjatë merkatos së janarit, por më parë duhet të paguhet borxhi që të ketë të drejtën të bëjë transferime në merkato.
The post FIFA i bllokon merkaton Al-Nassr, shkak ish-ylli i Manchester City appeared first on Telesport.














