Fidan Tushi ka humbur pa gjurmë nga e mërkura

Nga nata në mes të të mërkurës dhe të enjtes, familjarët dhe të njohurit tjerë të Fidan Tushit, 23 vjeçar nga Gjeneva me prejardhje nga Tërpeza e Vitisë nuk kanë asnjë njohuri për vendndodhjen e tij.

Personi i shpallur i humbur ka pasur të veshura pantallona të zeza, bluzë ngjyrë hiri dhe një kapuç, transmeton albinfo.ch.

Policia e Gjenevës ka publikuar në mediat lokale një shpallje përmes të cilës luten njerëzit që kanë ndonjë njohuri lidhur me personin në fjalë, të njoftojnë policinë (117), ose të telefonojnë te familja, në numrin: 0766809709.