Fevziu publikon dëshmitë: Serbia po kontrollon procesin në Hagë

Gazetari Blendi Fevziu, drejtues i emisionit Opinion, ka publikuar një emision që tregon se si Serbia e ka dirigjuar tërësisht procesin gjyqësor në Gjykatën Speciale.

Në emisionin e titulluar ‘Dëshmitë false ndaj procesit të UÇK-së’, ai ka publikuar dëshmitë e disa dëshmitarëve, të cilët tregojnë qartë se dëshmitë apo raportet e tyre e kanë pasur si burim final Serbinë.

Disa nga dëshmitë e transmetuara në këtë emision janë:

Dëshmitarja Zdenka Pumper, e cila njëherësh është edhe Shefe e Hetimeve në Gjykatën Speciale, e pranon para trupit gjykues se ka takuar zyrtarë serbë, se ka bashkëpunuar me ta dhe tregon detaje nga forma e bashkëpunimit.

Dëshmitarja Sandra Mitchell pranon se vrasjet në kafiterinë ‘Panda’ ia ka faturuar UÇK-së, se ka bashkëpunuar me organet serbe dhe se kjo ka qenë një gabim.

Dëshmitari Fred Abrahams e pranon e e ka përpiluar raportin i cili e akuzon UÇK-në për vrasjet e shtatorit 1998, duke u mbështetur në burimet serbe.

Dëshmitari Dragan Ivanisheviq pranon se ka qenë pjesë e forcave serbe në vendin ku janë vrarë 1.000 civilë shqiptarë. Ai ka treguar se ka qenë i mobilizuar gjatë luftës në Kosovë.

Dëshmitarja Stamena Jeliq e pranon se MUP-i serb e ka përpiluar deklaratën e saj dhe e ka devijuar, pasi fjalët e thëna në të nuk janë të sajat.

Dëshmitari Agim Idrizi flet për mëzatin dhe lopën, duke e shndërruar gjykimin për krime lufte në një gjyq komik.

Dëshmitari Haxhi Mazreku tregon se kushëriri i tij ka qenë kryetar i Partisë së Millosheviqit. Gjithashtu, ai përdor shprehje qesharake gjatë gjyqit.