Goli i Interit, ose më saktë autogoli që vulosi fitoren 1-2 të zikaltërve në fundjavën e kaluar ndaj Veronës, iu ka kushtuar shtrenjtë dy gazetarëve praktikantë në Sky Sport.
Momenti ndodhi gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë, ku dy gazetarët praktikantë nuk rezistuan dot pa festuar golin e fitores për ekipin e tyre të zemrës, por harruan që ishin në transmetim të drejtpërdrejtë dhe në kohën e sotme virtuale, nuk ka gjë që i shpëton dot kamerës dhe syrit të publikut.
Episodi shkaktoi një valë të madhe reagimesh, duke e detyruar drejtorin e Sky Sport, Federico Ferri, të dërgojë menjëherë në shtëpi të dy praktikantët. Në një letër të dërguar redaksisë, Ferri ka kërkuar që episode të tilla të mos përsëriten më. “Kur njëri prej nesh turpërohet, turpërohemi të gjithë”, mësohet të ketë thënë drejtori i Sky Sport, duke kërkuar nga punonjësit e tij të tregohen korrekt dhe profesionistë në punën e tyre.
The post Festuan me gjithë shpirt golin e Interit, Sky Sport i pushon nga puna (video) appeared first on Telesport.












