Frank Lampard është bërë protagonist i një skene aspak të hijshme në përfundim të ndeshjes së Championship mes Southampton dhe Coventry, e mbyllur 1-1.
Lampard i cili po bën një punë fantastike në krye të Coventry, klub që kryeson renditjen me 48 pikë, 8 pikë më shumë se vendi i dytë, ka festuar barazimin ndaj Southampton në fund fund të ndeshjes, duke provookuar tifozët vendas.
Sulmuesi i Southampton, Leo Scienza, ishte i pari që nuk ishte dakord me mënyrën si festoi Lampard para tifozëve vendas dhe iu kundërvu atij. Më pas u bë një rrëmujë e madhe në fushë, ku lojtarët dhe stafi i Southampton u “turrën” të gjithë pas Lampard dhe për disa minuta situata në fushë ishte shumë e tensionuar. SHIKOVIDEON
Në një intervistë për “Sky Sport” pas ndeshjes, Lampard pranoi se ishte nxituat me festimin e tij dhe kërkoi ndjesë.
“Kështu jam unë, me gjithë zemër në mëngë. Kërkoj ndjesë për reagimin tim, ndoshta edhe vetë ata (tifozët dhe lojtarët e Southampton), duhet të kërkojnë ndjesë për qëndrimin e tyre”, tha Lampard.
The post Festoi si i çmendur barazimin, lojtarët e Southampton-it i turren keq Frank Lampard (video) appeared first on Telesport.














