“Festival futbolli” me fëmijët në Tiranë, marrin pjesë Čeferin dhe Luis Figo

Në “Shtëpinë e Futbollit” u zhvillua sot festivali i futbollit si pjesë e programit “Futbolli në Shkolla” të UEFA-s, me pjesëmarrjen e presidentit Aleksander Čeferin, kreut të FSHF-së Armand Duka dhe gjithë Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s.

Në ceremoninë hapëse morën pjesë edhe ish-ylli portugez Luís Figo, kroati Aljoša Asanović, ambasadori i FSHF-së për këtë event Jahmir Hyka, si dhe ish-lojtarë e personalitete vendase. Fëmijët nga shkollat lokale krijuan një atmosferë festive, duke përshëndetur delegacionin me një korridor mikpritjeje.

Moment i veçantë ishte ndeshja e futbollit ku luajtën vetë Čeferin, Figo, Asanović, trajneri i Shqipërisë, Sylvinho, ndihmësit e tij Zabaleta dhe Doriva, Hyka dhe fëmijët pjesëmarrës, duke përcjellë mesazhin se futbolli është sport për të gjithë. Në përmbyllje, Čeferin dhe Duka folën për mediat shqiptare, duke vlerësuar rëndësinë e këtij aktiviteti në prag të mbledhjes historike të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s në Tiranë.

The post “Festival futbolli” me fëmijët në Tiranë, marrin pjesë Čeferin dhe Luis Figo appeared first on Telesport.