Ashtu siç edhe pritej, supersfida nw “Parc des Princes” mes PSG-sw dhe Bayern po dhuron spektakwl. Bavarezët kanë kaluar të parët në avantazh që në minutën e 3-të. Tentativa e parë nga Michael Olise u ndal nga Lucas Chevalier, por Luis Diaz ndoqi mirë aksionin dhe dërgoi topin në rrjetë.
Në minutën e 22-të, Zaire-Emery kroson në zonë, Fabian Ruiz godet fluturimthi, dhe ishte Ousmane Dembele që shtyu topin në rrjetë. Festë e madhe në Paris, por që zgjati vetëm pak. Goli anullohet për pozicion jashtë loje të Dembele. Bayern vazhdon të udhëheq 0-1.
Në supersfidën, Liverpool-Real Madrid, mungon ende goli. Në sfidat e tjera, Tottenham po udhëheq 1-0 ndaj Copenhagen me golin e Brennan Johnson, Olympiacos po fiton 1-0 ndaj PSV-së.
The post Festë e madhe në Paris, shënon Dembele… por gëzimi zgjat shumë pak (video) appeared first on Telesport.












