Festa kthehet në tragjedi/ Persona të armatosur hapin zjarr në dasëm, vritet nusja dhe autori

Persona të armatosur kanë hapur zjarr në një dasmë në Francën juglindore të dielën në mëngjes, duke vrarë dy persona, përfshirë nusen, dhe duke plagosur tre të tjerë. Konkretisht sulmi ka ndodhur rreth orës 4:30 të mëngjesit në fshatin Goult.

Sipas informacioneve fillestare, nusja dhe dhëndri po largoheshin nga festa kur u përballën me sulmues të maskuar të cilët hapën zjarr, shtoi burimi pranë hetimit. Nusja vdiq dhe njëri nga sulmuesit u vra, i shtypur nga makina e nuses dhe dhëndrit ndërsa përpiqeshin të iknin.

SYRI.net