Festa e Vitit të Ri këtë vit po i gjen shumë familje në zona të ndryshme të Kosovës pa energji elektrike.
Lexues të Klankosova.tv nga qytetet e Suharekës, Drenasit, Gjilanit dhe Kamenicës kanë kontaktuar redaksinë, duke treguar se mungesa e energjisë elektrike po ndikon në aktivitetet e tyre familjare për Vitin e Ri.
Ata kanë shprehur shqetësimin për këtë periudhë, e cila sipas tyre ndër të tjera po ua vështirëson edhe përgatitjet e ushqimit për festë.











