Nëse pjesa e parë në Bayern Munich-Sporting Lisbon u mbyll pa gola, pjesa e dytë po dhuron spektakël. Fillimisht portugezët gjetën avantazhin në minutën e 54-të, ku pas një aksioni të shpejtë, pasimi i Joao Simoes devijohet nga Joshua Kimmich në portën e tij.
Në minutën e 65-të, Bayern barazon shifrat. Michael Olise kroson nga këndi, Serge Gnabry i lënë komplet i lirë nga futbollistët e Sportingut, e ka shumë të lehtë të shtyjë topin në rrjetë.
Në minutën e 69-të ishte radha e “diamantit” të ri të bavarzërve, Lennart Karl, i cili shënoi një gol tejet të bukur, pas pasimit të parrë nga Konrad Laimer. Rezultati aktual, Bayern-Sporting Lisbon 2-1.
The post Festa e Sporting zgjat pak, Bayern shënon dy gola të shpejtë (video) appeared first on Telesport.











