Kryesia e OVL-së së UÇK-së në takimin e mbajtur sot ka marrë vendim që të mos ketë asnjë lloj bashkëpunimi me institucionet në detyrë të Qeverisë së Kosovës, sa i përket festimit të 17 vjetorit të shpalljes së pavarësisë dhe manifestimit të 27 vjetorit të Epopesë së UÇK-së.
“ Kryesia e OVL- UÇK-së në takimin e mbajtur më 13.02.2025. ka vendosur që nuk do të ketë asnjë lloj bashkëpunimi me institucionet ne detyrë te Qeverisë se Kosovës, lidhur me festimin e: 1. 17 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës 2. Manifestimin e 27 vjetorit te Epopesë së UÇK-së te Familjes Jasharaj të datës 5,6 dhe 7 mars”, thuhet në njoftim.
Në vendimin e OVL së UÇK-së thuhet se ky vendim është marrë pasi që qeveria aktuale, nuk ka treguar asnjëherë gatishmërinë e saj për të bashkëpunuar me ta dhe se vetëm i ka linçuar, ofenduar, përsekutuar e përjashtuar nga çdo e drejtë ligjore.
“ Arsyetim: Me qenë se Qeveria aktuale e Kosovës nuk ka treguar asnjehere gatishmërine e saj që të bashkëpunoj me OVL UÇK-në, në asnjë nga elementet që na takojnë me ligj, duke na perjashtuar nga çdo formë e financimit dhe mbështetjes ligjore dhe institucionale, por vetëm duke na linquar ,ofenduar, perjashtuar dhe persekutuar nga qdo e drejte e jona ligjore. Duke parë të arsyeshme se kjo Qeveri ka genë një nga Qeverite që ka shkelur qdo drejtë tonën, ne si OVL e UÇK-se do te organizohemi me degët tona ne qdo Komunë te Kosovës që Heronjët, Dëshmorët dhe Sakrificën sublime të UÇK-së ne këto dy data historike në mênyrë të organizuar nga Kryesia e OVL UÇK-së dhe degët tona ti festojmë dhe nderojmë ne mênyrën më fisnike që na përket neve si luftetar te UÇK-së”, thuhet në vendim.