Festa e baballarëve, pse tërë bota nuk e kremton më 19 mars
Në Spanjë, Portugali e Itali e festojnë sot, por ndryshe ndodh në ShBA, Kinë, apo Gjermani.
Veç Festës së Nënës, pakkush mund ta di që ekziston edhe Festa e Baballarëve. Bëhet fjalë për një kremtim, që i dedikohet baballarëve të familjes dhe që e ka zanafillën në fillim të viteve ‘900. Festa e parë për baballarët u zhvillua në Fairmont (West Virginia), më 5 korrik 1908. U organizua nga Grace Golden Clayton, e cila deshi të kujtonte 210 baballarët, të cilët kishin humbur jetën në tragjedinë e minierës së Monongah, më 6 dhjetor 1907. Fatkeqësisht, festa u errësua nga eventet të tjera në qytet, kështu Kontea e West Virxhinias, nuk e regjistroi zyrtarisht ditë pushimi dhe prandaj s’u festua më. Kjo festë u harrua deri në 1972-shin, kur një nga bashkëpunorët e presidentit amerikan Nixon, punoi për të rifituar këtë traditë.
Mirëpo koncepti modern i Festës së Baballarëve erdhi nga Sonora Smart Dodd, e lindur në Arkansas, e cila praktikisht i dha hov në vitin 1910 festimit të Ditës së Baballarëve. Por për shkak të disa problemeve, ligji mbi njohjen kombëtare të Festës së Baballarëve u paraqit në Kongresin Amerikën në vitin 1913. Madje aq shumë diskutime ngjalli, sa që vetëm në 1972-shin, pas miratimin nga Kongresi dhe firmosje së presidentit Nixon, festa mori trajtë kombëtare. Tashmë që nga atëherë, në SHBA e Kanada kremtohet Festa e Babait, në të dielën e tretë të qershorit, po ashtu si edhe në Britani, Hong Kong, Indi, Filipine, Irlandë, Singapor, Japoni, apo Malajzi. Kurse në Itali, ashtu si edhe në Portugali e Spanjë (me këtë rast, dyqanet e bëjnë pushim), sipas traditës katolike, festa kremtohet pikërisht sot, 19 mars, në ditën e Shën Xhuzepes, aq sa njihet zakonisht edhe si Festa e Shën Xhuzepes. Mirëpo jo të gjitha vendet e botës kanë të njëjtën datëpër kremtimin e ditës, në nder të baballarëve…
Bota arabe
Aty festohet më 21 qershor, në ditën e parë të verës. Kjo, sepse festa e nënës, në ato vende, festohet në ditën e parë të pranverës.
Argjentina
Festa e baballarëve në Argjentinë festohet po ashtu si në SHBA, në të dielën e tretë të qershor, por ka disa tentativa për të shtyrë datën më 24 gusht, për të përkujtuar ditën, kur “Babai i Kombit”, José de San Martin pati fëmijën e parë.
Australi
Këtu, festa e Baballarëve festohet në të dielën e parë të Shtatorit dhe nuk është ditë festive. Vetëm zona e Victorias vijon traditën e nderimit të rolit e figurës së babait.
Brazil
Aty, Festa e Baballarëve kremtohet 3 muaj pas festës së Nënës, në të dielën e dytë të gushtit. Danimarkë Festa e Baballarëve këtu kremtohet më 5 qershor dhe përkon me Ditën e Kushtetutës, që është festë
Gjermani
Këtu festohet në mënyrë tjetër nga pjesët e tjera të botës. Gjithmonë kremtohet 40 ditë pas Pashkëve dhe është festë federale. Në disa zona quhet edhe Dita e Burrave (Männertag), apo Dita e Zotërinjve (Herrentag). Shumë e konsiderojnë këtë ditë, si moment kur duhet pirë, duke u bërë tapë.
Korea e Jugut
Këtu kujtohet Dita e Prindërve, më 8 maj, por s’është një ditë festive. Seychelles në këto ishuj, Festa e Baballarëve kremtohet në ditën e 16 të qershorit dhe s’është festë.
Zelanda e Re
Këtu kremtohet në të dielën e parë të Shtatorit, por s’është ditë festive. Duke nisur nga viti 2010, këtu Festa e Baballarëve celebrohet në të dielën e dytë të majit dhe njihet zyrtarisht nga Shteti.
Kinë
Në Republikën Popullore kineze, Festa e Baballarëve kujtohet më 8 gusht, në ditën e 8-të të muajit të tetë të vitit. Kurioz është fakti që në kinezçen mandarinë, shqiptimi i numrit 8 është “ba”
Tailandë
Në Tailandë, Festa e Baballarëve është e lidhur plotësisht me ditëlindjen e mbretit. Pikërisht, Bhumibol Adulyadej (Rama IX) ka lindur më 5 dhjetor. Tradicionalisht, kjo festohet duke i dhënë një lloj lule (Canna) mashkullore babait, apo gjyshit. Për më tepër, tailandezët vishen me ngjyrën që i përkon ditës kur ka lindur mbreti, si homazh dhe respekt ndaj tij. (expoonline)