Ferronikeli i lë pa punë 358 punëtorë – ky është vendimi

Ndërmarrja “NewCo Ferronikeli Complex”, ka nxjerrë vendim për largimin nga puna të 358 punëtorëve.

Drejtori menaxhues e aprovoi vendimin për zbatimin e largimit kolektiv të këtyre të punësuarve, i cili ka hyrë në fuqi më 1 nëntor.

Në dokumentin e siguruar nga Klan Kosova thuhet se largimi i tyre është vendosur me qëllim që të mos thellohet kriza financiare.

Ndër të tjera është përmendur edhe pushimi i aktiviteteve prodhuese, për shkak të rritjes së kostove, sidomos rritjes së çmimit të energjisë elektrike, e cila ka ndikuar negativisht në pozitën financinare, theksohet në dokument.

Klani ka tentuar gjatë ditës të marrë një konfirmim nga Ferronikeli, por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.