“Ferronikeli është detyruar të ndalojë prodhimin shkaku i çmimit të lartë”- ish-deputeti alarmon

Sejdi Hoxha, ish-deputet i Kuvendit të Kosovës, ka thënë se prodhuesi Ferronikeli është detyruar ta ndalojë prodhimin shkaku i çmimit të lartë të energjisë elektrike.

Hoxha ka thënë se ky vendim rrezikon mirëqenien e 814 punonjësve dhe shumë të tjerëve që kanë raporte kontraktuale me kompaninë.

“Feronikeli, një nga gjigantët ekonomikë të vendit është detyruar të ndalojë prodhimin për shkak të 𝐜̧𝐦𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐥𝐚𝐫𝐭𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐞𝐧𝐞𝐫𝐠𝐣𝐢𝐬𝐞̈.

Ky vendim rrezikon drejtpërdrejt mirëqenien financiare të 𝟖𝟏𝟒 𝐩𝐮𝐧𝐨𝐧𝐣𝐞̈𝐬𝐯𝐞 dhe të shumë të tjerëve që kanë raporte kontraktuale me kompaninë”, ka thënë ndër të tjera ai.

“Qeveria duhet të diskutojë këtë çështje me prioritet dhe së bashku me menaxhmentin e kompanisë të gjejë 𝐳𝐠𝐣𝐢𝐝𝐡𝐣𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐬𝐡𝐩𝐞𝐣𝐭𝐞̈.

Në asnjë mënyrë nuk duhet lejohet të demtohen punonjësit dhe familjet e tyre sepse ata 𝐧𝐮𝐤 𝐣𝐚𝐧𝐞̈ 𝐟𝐚𝐣𝐭𝐨𝐫𝐞̈ në këtë situate”, ka thënë ndër të tjera ai.