Në një tjetër ndeshje ku Barça u vu në ndjekje pas një goli të hershëm, Ferran Torres përmbysi rezultatin ndaj Betisit në La Cartuja brenda vetëm dy minutash. “Tiburoni” festoi një “hat-trick”, u bë golashënuesi më i mirë i Barcelonës me 13 gola dhe theu rekordin e tij personal në kampionat. Valenciani luajti sërish si ‘9’, në vend të Lewandowskit, dhe tani është 5 gola prapa Mbappé, i cili luajti të dielën.
Ferran po shfrytëzon minutat që i jep Hansi Flick me saktësi thuajse kirurgjikale. Me 11 gola në La Liga, ai ka kaluar rekordin e sezonit të kaluar (10 gola në 27 javë), duke ia dalë këtë herë në vetëm 15 nga 16 ndeshje. Në asnjë sezon më parë, te Valencia, Manchester City apo Barça, nuk kishte qenë kaq efektiv.
Ndryshe nga Mbappé (16 gola), Ferran nuk ka shënuar asnjë gol me penallti. Kundër Betisit tregoi egërsi të jashtëzakonshme: 5 goditje, të gjitha në portë, 34 prekje dhe 79% saktësi pasimesh.
The post Ferran Torres i pamëshirshëm, thyen rekordin e tij të golave në La Liga appeared first on Telesport.











