“Ferr-parajsa” e Yamal, reagimi i tij ndaj triumfit të Dembélé për “Topin e Artë” bëhet “viral”

Lamine Yamal fitoi çmimin “Kopa”, për “Topin e Artë” do të duhet të presë. Përkundër pritshmërive të babait të tij, që reagoi me zemërim pas fitores së Dembélé, talenti blaugrana e përballoi situatën me qetësi dhe profesionalizëm.

Kur Ronaldinho shpalli fituesin, kamerat kapën fytyrën e tij të mërzitur, por pa shenja zemërimi. Ai e përgëzoi rivalin duke qëndruar ulur në vendin e parë, vazhdoi të duartrokiste, duke treguar përzierje zhgënjimi dhe pranimi të realitetit. Sezoni i fundit i Dembélé ishte i jashtëzakonshëm, edhe triumfi i tij mbrëmë ishte i pritshëm.

Gjatë mbrëmjes ishin dy Lamine; ai i buzëqeshur me trofeun “Kopa” dhe ai me fytyrë të mërzitur, kur Dembélé mori “Topin e Artë”. Pavarësisht zhgënjimit, larg kamerave e përshëndeti dhe e përqafoi fituesin, duke treguar maturi e respekt, në kontrast me reagimin e ashpër të babait.

The post “Ferr-parajsa” e Yamal, reagimi i tij ndaj triumfit të Dembélé për “Topin e Artë” bëhet “viral” appeared first on Telesport.