Arbenita Ismajli ka ndezur rrjetin disa orë më parë me një postim nga aeroporti.
Në një fotografi të publikuar në Instagram, ajo shihet së bashku me vajzën e saj, Ninën, në aeroportin e Shkupit, ndërsa ka shkruar: “Na kap nëse mundesh”. Kjo deklaratë u interpretua nga ndjekësit si një thumb i drejtpërdrejtë ndaj reperit Fero.
Nuk vonoi shumë dhe erdhi edhe reagimi i Feros. Ai publikoi një video ku dëgjohet duke thënë: “Shihemi, shihemi, okej”.
Tutje ka publikuar një thënie: Nuk u bëre egoist, u bëre më i vështirë për t’u manipuluar. Mos e ngatërro tërheqjen.
Ky postim u pa si një kundërpërgjigje ndaj deklaratës së Arbenitës.