Feronit Shabani – Fero ka më shumë se dy vite që është tërhequr nga muzika.
Ish-reperi nga Gjilani ka bërë këtë distancim për t’iu përkushtuar familjes dhe fesë islame.
Derisa ka bërë me dije se nuk do të kthehet më në muzikë, ndonëse veprat mbesin akoma.
I ftuar në “The Elite Way” me Elita Rudin, ai i është rikthyer muzikës dhe të kaluarës në skenë.
Fero thotë se ka qenë tekstshkruesi dhe reperi më i mirë në të gjithë Shqiptarinë.
“Unë besoj se kam qenë tekstshkruesi më i mirë, tash po kthehem prapë te Fero i vjetër, besoj më i miri që ka ekzistuar në Shqipëri. Nuk kam qejf që të ndihet dikush keq për këtë që po themi, secili e ka mendimin e vet se çka mendon për veten e vet ose dikë tjetër”, u shpreh ai
Tutje Fero tha: “Mendoj se kam qenë njëri prej tekstshkruesve më të fortë që ka ekzistuar ndonjëherë në Shqiptari, gjithashtu edhe reperi më i fortë që ka ekzistuar ndonjëherë në shqiptari”.