Fero dhe Arbenita u paraqitën sot në Gjykatë

Reperi i njohur Feronit Shabani, i njohur për publikun si Fero, dhe ish-bashkëshortja e tij, modelja Arbenita Ismajli, janë paraqitur sot në Gjykatë.

Seanca gjyqësore është mbajtur me dyer të mbyllura për mediat, sipas raportimeve nga Klan Kosova.

Mbrojtja e reperit nuk dha asnjë deklaratë për mediat dhe nuk ofroi detaje lidhur me natyrën e seancës.

Foto: Fero në Gjykatë / KlanKosova

Prej muajsh, Fero dhe Arbenita janë në qendër të vëmendjes për shkak të mosmarrëveshjeve rreth kujdestarisë së vajzës së tyre.

Reperi e ka akuzuar ish-partneren se ka shkelur në mënyrë të përsëritur marrëveshjen për kujdestari, duke theksuar se kalojnë muaj pa pasur mundësinë ta shohë të bijën.

Këtë madje ai e kishte shprehur disa herë në disa dalje publike e po ashtu në këngën e tij rikthyese në industri.