Fernandes lavdëron Carrick: Ia kam thënë kohë më parë se do të ishte një trajner i shkëlqyer

Nuk është vetëm publiku që është mahnitur nga aftësitë stërvitore të Michael Carrick te Manchester United. Në fakt, kapiteni i “djajve të kuq”, Bruno Fernandes, ka lavdëruar punën e trajnerit dhe ish-mesfushorit që nga mbërritja e tij në “Old Trafford”.

Pas fitores 2-0 të ndaj Tottenham, shpresat për një rikthim në Champions League tani janë më të mëdha, pasi skuadra korri fitoren e katërt radhazi në Premier League. Një pjesë e madhe e meritës i takon timonierit që zëvendësoi Ruben Amorim.

Michael ka fituar gjithçka këtu. Ai e di se çfarë do të thotë fitorja për këta tifozë dhe klubin, dhe sa përpjekje duhet për ta arritur këtë në këtë klub. Mendoj se kjo i shton diçka të veçantë ekipit“, tha mesfushori portugez i United.

Me fitoren ndaj Spurs, ekipi i Manchester United siguroi fitoren e katërt radhazi në Premier League. Ndaj, tani, drejtuesit e klubit të Manchester po e konsiderojnë seriozisht mbajtjen e Carrick si trajner.

Mendoj se Michael erdhi me idetë e duhura, duke u dhënë përgjegjësi lojtarëve. Ai është shumë i mirë me fjalët. Mendoj se ende e mban mend atë që i thashë herën e fundit që ishte trajneri ynë, gjatë ndeshjes së tij të fundit: Isha i sigurt se mund të bëhej një trajner i shkëlqyer dhe po e vërteton këtë”, tha Bruno Fernandes.

The post Fernandes lavdëron Carrick: Ia kam thënë kohë më parë se do të ishte një trajner i shkëlqyer appeared first on Telesport.