Barcelona e ka mbyllur në avantazh të dyfishtë 2-0 pjesën e parë ndaj Olympiacos, në sfidën e vlefshme për në Champions League, java e tretë.
Katalanasit vijnë me shumë mungesa këtë takim për shkak dëmtimesh. Barcelona e gjeti shumë shpejt veten në avantazh, që në minutën e 7-të me anë të Fermin Lopez.
Një aksion që nis me një gafë të Szczęsny, por për fatin e mirë të katalanasve nuk rezultoi fatal, më pas aksioni nis me një veprim fantastik nga Alejandro Balde, i cili pason për Fermin Lopez dhe ky i fundit për Lamine Yamal, i cili ndalet nga portieri grek, por Fermin Lopez gjendej në kohën dhe vendin e duhur, për ta dërguar topin në rrjetë. Në minutën e 38-të, 17-vjeçari Dro Fernandez asiston, Fermin Lopez tregon klasin e tij dhe shënon golin e dytë.
Në sfidën tjetër, Kairat Almaty po barazon pa gola ndja Pafos. Qipriotët janë me një lojtar më pak që nga minuta e 4-të, ku anësori brazilian, João Correia, u ndëshkua me karton të kuq për ndërhyrje me takë në fytyrën ndaj kundërshtarit.
The post Fermin Lopez nderon Barcelonën, katalanasit e mbyllin në avantazh të dyfishtë ndaj grekëve (video) appeared first on Telesport.