Në të njëjtën linjë me De Jong, edhe Fermín López pranoi hapur mangësitë e Barcelonës, pas barazimit 3-3 në fushën e Club Bruge. Mesfushori i ri mori përsipër pjesën e tij të përgjegjësisë, duke theksuar se ekipi nuk ishte në nivelin e duhur në momentet vendimtare të ndeshjes: “Është e vështirë për t’u shpjeguar, nuk kemi qenë mirë. Ata patën tri raste të qarta dhe na shënuan tre gola. Është një barazim, por na lë shije të hidhur”.
Fermín nënvizoi veçanërisht problemet në menaxhimin e tranzicioneve: “Nuk kemi ditur t’i ndalim kundërsulmet dhe kjo na ka dëmtuar”. Një analizë e qartë dhe e drejtpërdrejtë, pa dramatizuar, por duke pranuar se ka shumë për t’u përmirësuar.
Mesfushori theksoi se skuadra duhet të reagojë shpejt: “Do ta shohim dhe do ta analizojmë. Këto gjëra ndodhin, por duhet të përmirësohemi dhe të ecim përpara”. Ai gjithashtu kujtoi përgjegjësinë që mbart fanella blaugrana: “Sigurisht që jemi Barça dhe duhet të fitojmë çdo ndeshje, sidomos në Champions, ku detajet bëjnë diferencën”. Në fund, Fermín dha mesazhin e qartë të vetëdijes dhe përulësisë: “Duhet të bëjmë autokritikë në ndeshjen e radhës”.
The post Fermín López: Gabuam ndaj Club Bruge, nuk ditëm t’i ndalim kundërsulmet appeared first on Telesport.












