Ferma VIP 2 nis më 31 mars nën drejtimin e Luana Vjollcës

Spektakli i njohur, Ferma VIP, nis edicionin e dytë më 31 mars.

Sfida, emocione e përplot lojëra do të ketë edhe sivjet në formatin e famshëm, që pati sukses të madh vitin e kaluar.

U zbulua se prezantuese këtë herë do të jetë ylli i ekranit, Luana Vjollca.

Foto: Screenshot/Instagram

Emrat pjesëmarrës nuk janë bërë të ditur akoma, ndonëse disa kanë qarkulluar nëpër platformat e ndryshme.

Në ‘promo’-n e ndarë në Instagram, Luana duket në formë të mirë dhe entuziaste për këtë program.

“Ferma nuk është për këdo…Më 31 Mars, Ferma VIP nis sfidën ku vetëm më të fortët mbijetojnë”, thuhet në njoftim.

Dijonis Biba vlen të ceket se është shpallur fitues i edicionit të parë të këtij formati.